Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Italisë kanë nënshkruar marrëveshje teknike në fushën e mjekësisë ushtarake.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor, Enver Cikaqi, nënshkroi sot marrëveshjen në Romë të Italisë, njofton Klankosova.tv.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë qelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake.

Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni ynë ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake.

Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit.

Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti.

Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni i tij falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com