I pari i Diplomacisë Bujar Osmani merr ftesën si i ftuar special i Kryesisë zvicerane të Këshillit të Sigurimit. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri dhe kryesuesi i OSBE-së Osmani.

“Sot, Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kam nderin të jem i ftuar special i kryesisë zvicerane të KS në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për të prezantuar prioritetet e kryesimit tonë të OSBE-së, por edhe për të shënuar 30 vjetorin e bashkëpunimit OKB-OSBE!
Këtë javë do t’i drejtohem Këshillit të Sigurimit në Nju Jork!”, ka shkruar Osmani në facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume