Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se numri i personave të vdekur në shkollën fillore në Beograd ka shkuar në nëntë.

Sipas MPB-së serbe, nga të shtënat e 14-vjeçit, të vrarë kanë mbetur tetë fëmijë dhe punonjësi i sigurimit, ndërsa janë lënduar gjashtë nxënës dhe një mësuese e shkollës, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e policisë janë në terren duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume