Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, tha se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë procesverbalin e seancës së Këshillit Gjyqësor, e cila u mbajt më 26 prill, në të cilën ishte shkarkuar Kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva.

“Sot kemi verifikuar, para se të vinim këtu, se të tilla procesverbale nuk janë dërguar te ne, nuk kemi asnjë informatë, përveç asaj që ju e keni dhënë si medie. Pjesa tjetër mbetet e paqartë, pasi që asnjë vendim nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. Kështu që, nuk do të doja të hyja në këtë problematikë derisa nuk e kam në letër atë që kam kërkuar si ministër i drejtësisë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.