Sot u mbajt një punëtori (workshop) vizionare me fokus politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe mbrojtjes, si pjesë e procesit konsultativ për krijimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit.

Në punëtorinë e sotme vizionare foli ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska e cila theksoi se “Nevoja për një dokument të tillë strategjik siç është Strategjia Kombëtare e Zhvillimit është tregues i qasjes serioze të Qeverisë në përcaktimin e rrugës zhvillimore të vendit në 20 vitet e ardhshme. Një qasje e tillë siguron konsultim të gjerë dhe arritjen e një konsensusi gjithëpërfshirës midis të gjithë faktorëve të rëndësishëm për zhvillimin shoqëror në trasimin e vizionit se si duhet të zhvillohet shteti në dy dekadat e ardhshme.”

Në punëtorinë vizionare morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish nga ministri të ndryshme, agjenci, kompani private, ekspertë dhe organizata joqeveritare të cilët kontribuan në diskutim. Ata bashkërisht kanë punuar në tema të paracaktuara dhe kanë ofruar zgjidhje, përkatësisht aktivitete me të cilat në të ardhmen do të punohej për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me politikën e sigurisë dhe mbrojtjes me të cilat përballemi si shtet.

Kjo punëtori është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një të ardhmeje më të sigurt për vendin dhe është një nga shembujt e rrallë të veprimit të përbashkët, ndërdisiplinor, mbikombëtar dhe mbipolitik në drejtim të krijimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit.

Si aktivitet, kjo punëtori përfaqëson një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt krijimit të një të ardhmeje më të sigurt për vendin, kurse prania e një spektri të gjerë pjesëmarrësish nga fusha të ndryshme garanton që Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të jetë e detajuar dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të mbrohen interesat dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo punëtori është një nga mbi tridhjetë punëtoritë vizionare ku, në periudhën e kaluar, rreth 3000 pjesëmarrës diskutuan 23 tema me rëndësi thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Në këtë mënyrë, përmes një procesi gjithëpërfshirës, përfshihen të gjithë faktorët e interesuar, për të arritur një krijim të përbashkët, ndërdisiplinor, mbikombëtar dhe mbipolitik të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, e cila duhet të përshkruajë rrugën e zhvillimit të shtetit në 20 vitet e ardhshme.