Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) në prill të këtij viti kreu mbi 2670 mbikëqyrje dhe për parregullsitë e konstatuara shqiptoi mbi 800 urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 21,275,000 denarë.

Janë shqiptuar 295 urdhër-pagesa sipas Ligjit për tregti, 105 sipas Ligjit për veprimtari hotelierike, 72 sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe 290 sipas Ligjit për disiplinë financiare, kumtoi ISHT.

Krahas këtyre mbikëqyrjeve, Inspektorati shtetëror i tregut vepron edhe sipas Vendimeve të miratuara nga ana e Qeverisë të cilat kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve, caktimin e çmimeve më të larta të disa prodhimeve të caktuara në tregtinë me pakicë, si dhe obligimin e importuesve dhe të tregtarëve të dorëzojnë mallra sipas orarit të caktuar paraprak. Sipas këtyre Vendimeve nga dita e miratimit të tyre, 07.10.2022, përfundimisht me datën 30 prill 2023, janë kryer mbi 4600 mbikëqyrje, ndërsa janë shqiptuar urdhër-pagesa kudërvajtëse nëvlerë prej mbi 16.260.000 denarë.

Të gjitha subjektet ekonomike, kanë mundësi t’i paguajnë urdhër-pagesat kundërvajtëse, ose ta realizojnë të drejtën e vet nëse kanë vërejtje në procedurën gjyqësore. Inspektorët të cilët konstatuan shkelje tej subjektet ekonomike do të paraqiten në seancat gjyqësore, dhe do t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave i kanë konstatuar shkeljet. Praktika nga mosparaqitja e inspektorëve në seanca gjyqësore nuk do të paraqitet në të ardhmen, theksojnë nga ISHT.

Inspektorati shtetëror i tregut edhe më tej është në terren, vepron në pajtim me kompetencat e veta, kryen mbikëqyrje dhe kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

“Lidhur me ankesat e qytetarëve të cilat kanë të bëjnë me çmimet e larta të prodhimeve, dëshirojmë të njoftojmë dhe të potencojmë, se ne si institucion, nuk kemi kompetenca e as ndërkaq nuk mund të ndikojmë ndaj formimit të çmimeve të prodhimeve. Si institucion veprojmë në pajtim me ligjet, ndërsa tek ata operatorë ekonomik nëse është konstatuar shkelje dhe mosrespektim i cilit do ligj për të cilin si inspektorat i tregut jemi kompetent, sanksionohet pa përzgjedhje. Qëllimi nuk është vetëm t’i dënojmë ushtruesit e veprimtarisë tregtare, por në atë mënyrë të bëhet edukimi, përmes të cilit nuk do ta përsërisin gabimin.

Plotësisht, në çdo kohë u qëndrojmë në dispozicion qytetarëve. Nëse kanë ndonjë pyetje lidhur me punën tonë, mund të na drejtohen, ndërsa ne do të përgjigjemi në mënyrë adekuate. I inkurajojmë qytetarët, nëse vërejnë parregullsi të caktuara apo dyshim për mashtrim, ndërkaq ka të bëjjë me ta si konsumatorë, të paraqiten menjëherë tek ne në inspektorat. Paraqitjet mund të bëhen edhe me anë elektronike, në ueb faqen tonë https://www.dpi.gov.mk/index.php/mk/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani/view/form ose përmes numrit të telefonit 02/3162 341, ceket në kumtesën e ISHT-së.