Shefi i Stafit të Kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të stacionit policor në veri, duke e quajtur sulm kriminal.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vela tha se ky është sulm nga strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia, e që sipas tij, po e pengojnë sundimin e ligjit në veri të vendit.

“Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave të ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, shkroi Vela, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku si pasojë janë dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com