Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme beson se aspekti i sigurisë do të jetë shumë i rëndësishëm në periudhën e ardhshme për shkak të rrezikut të të ashtuquajturit “efekt domino”. Ky Union ka dhënë propozime konkrete, që do të shtojnë, sipas tyre, sigurinë në shkollat e vendit. MASH dhe MPB, sipas Unionit, duhet të nisin sa më shpejt një bashkëpunim ndërinstitucional për të forcuar sigurinë e shkollave më së voni deri në fund të këtij viti shkollor.

“Edhe pse në Maqedoni pothuajse çdo shkollë është e pajisur me ekip të bashkëpunëtorëve profesional (pedagog, psikolog dhe edukator special), praktika tregon se psikologët e shkollave janë të ngarkuar me punë administrative, gjë që i pengon ata të komunikojnë me shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre – nxënësit. I udhëhequr nga shembujt pozitivë të pranishëm në disa shkolla në vendin tonë, Unioni propozon një model të ri pune për psikologët e shkollave. Domethënë, zyrat e tyre duhet të jenë të hapura për nxënësit e shkollave të mesme dhe ata duhet të kenë të drejtë të caktojnë një takim kokë më kokë me psikologun e shkollës”, thonë nga UNSHM.

Pas ngjarjeve në Serbinë fqinje, Ministria e Arsimit, ka organizuar takime me pedagogë, psikologë dhe profesorë të fushës së sigurisë dhe dhunës kibernetike. UNSHM përshëndet hapjen e adresave elektronike të MASH-it ([email protected] dhe [email protected]), por propozojnë që të hapen edhe linja falas telefonike dhe profile nëpër rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume