Në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ekipe të VMRO-DPMNE-së kanë qëndruar në disa lokalitet rurale të vendit, njofton KlanM.

Një delegacioni i udhëhequr nga Forumi Rinor i kësaj partie ka qëndruar në rajonin e Negotinos në lindje të vendit. Të rinjtë e opozitës, sic njofton KlanM, shprehen të zhgënjyer nga fshatrat e zbrazur dhe pa të rinj.

“Banoërt të më moshuar të këtyre vendeve thonë se në të ardhmen nuk do të ketë kush t`i punojë tokat. Këtu jemi për të dhënë shpresë njerëzve, të rinjve se këto vende nuk do të harrohen. Së shpejti do të ketë perspektivë për të rinjtë” – tha Sergej Popov.

VMRO-DPMNE ka zgjidhje për problemin e migrimit – është shprehur Gordan Dimitrieska Koçoska gjatë aktivieteve në terren në shumë vendbanime të Njësisë së 6-të Zgjedhore.

“Nga njëra anë kemi sjelljen e papërgjegjshme të Qeverisë, kurse nga ana tjetër, varfëri, s`ka investime, s`ka vende të reja pune, s`ka libra, s`ka shëndetësi dhe ka largime masive nga të rinjtë për shkak të mungesës së perspektivës” – tha Gordana Dimitrievska Koçoska.

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, njoftoi se në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, të martën në Tetovë do të organizohet një tribunë me temën e largimit të të rinjve ku kjo parti do të propozojë politika kundër eksodit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume