“Ne Teatrin Shqiptar në Shkup, në prezencë të qindra të rinjëve dhe të rejave u mbajt Konventa Themeluese e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Rajonale Shkup. Me vota unanime, kryetar i Rinisë së Shkupit u zgjodh Hadis Halimi.
Të pranishëm në këtë konventë ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami, zv.kryetari Arjanit Hoxha, deputetët Bastri Bajrami dhe Fadil Zendeli, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore.”, thuhet në komunikatën e Besës.