Shaqiri: Të gjithë të kontribuojmë për përforcimin e mekanizmave për detektimin dhe përballimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, sepse se çdo fëmijë është i rëndësishëm

Problemi me dhunën me bashkëmoshatarë nuk është i ri as në shkollimin tonë, as në botën e zhvilluar. Me qëllim të parandalimit të çdo lloj dhune, zhvillimin e një klime të këndshme dhe stimuluese shkollore dhe ndërtimin e bashkëjetesës në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës hartoi disa ligje, masat projketuese dhe aktivitete. Por gjithmonë ka hapësirë për përforcim plotësues të mëtejmë të mekanizmave për detekimin dhe ballafaqimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në debatin me temë “STOP BULLYING” organizuar nga Universiteti Amerikan i Evropës – FON.
“Në rrjedh është pregatitja e rregullores e dedikuar për shkollat për parandalimin dhe të veprojnë në rast të dhunës. Gjithashtu, duhet të mendojmë me mirë për kufizimin e ndikimit të mediave sociale në mjedisin shkollor. Kemi hapur edhe adresë elektronike ku nxënësit, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë në rast të dhunës së bashkëmoshatarëve”, sqaroi Ministri Shaqiri, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën e konsultimit me komunitetin e gjerë, profesorët dhe ekspertët se çfarë duhet të ndërmeret për të ngritur kujdesin institucional për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve dhe të rinjve.
Duke treguar për rëndësinë e komponentit edukativ të procesit arsimor, ministri theksoi se gjatë shkollimit fëmijët duhet të rriten në njerëz me vlera reale, me ndjeshmëri, me mirëkuptim të atyre që janë të ndryshëm nga vetja dhe më e rëndësishmja, të jenë në gjendje të zgjidhin situata dhe konfliktit pa dhunë.
“Sa e rëndësishme është që kjo të mos jetë e shënuar vetëm në dokumentet strategjike, por që ta zbatojnë të gjithë faktorët në edukimin e të rinjve, tregojnë mirë rastet e fundit rajonale të përshkallëzimit të sjelljeve devijuese tek fëmijët dhe të rinjtë, me pasoja të tmerrshme. Prandaj diskutimet e përbashkëta për dhunën e bashkëmoshatarëve janë të rëndësishme, sepse çfarë brezash do të krijojmë nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla, dhe se ky është një proces në të cilin duhet të përfshihen të gjithë faktorët shoqërorë”theksoi Shaqiri.
Duke u shprehur se edhe tani dhuna është e sanksionuar me rregulloren arsimore, se shkollat kanë detyrimin të planifikojnë programe dhe aktivitete për mbrojtje nga dhuna, ndërsa ligji parashikon detyrimin që drejtori i shkollës të denoncojë çdo formë dhune te organi kompetent, Ministri u shpeh se rritja e mëtejshme e mekanizmave mbrojtës në nivel shkolle do të nënkuptojë gjenerata të reja më të shëndetshme.
Shaqiri kërkoi që të investojmë të gjitha njohuritë dhe aftësitë tona në parandalimin e gjithçkaje që është e huaj në arsim, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm ndërsa të ardhmen e ndërtojmë të gjithë.