Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për Televizionin SHENJA, se një nxënëse në Shkup, ka publikuar një listë për “likuidimin” e shokëve të klasës të saj.
“Më 08.05.2023 në SPB në Shkup një grua 47 vjeçare ka paraqitur se në shkollën fillore në rajonin e komunës Qendër një nxënëse në shkollë ka bërë listë me kërcënim të shokëve të saj. Është njoftuar drejtoresha e shkollës, qendra për punë sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit thonë nga MPB.
Kujtojmë se ministria e Arsimit, pas ngjarjeve tragjike në Beograd, ka hapur një e-mail adresë ku mund të dorëzohen ankesa për raste të tilla, të cilat mund të qojnë edhe në tragjedi të rënda sikurse që ishte ajo në Serbi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume