Shaqiri: Ti orientojmë të rinjtë të zgjedhin profesione në përputhje me afinitetet personale, por edhe në përputhje me nevojat e tregut të punës

2018-2025, me planin e veprimit është hartuar përmirësimi i shërbimeve për orientim profesional dhe orientim në karrierë, edhe atë duke filluar nga arsimi fillor, i mesmëm profesionale deri te arsimi i lartë. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Tetovës, e cila iu kushtua sfidave të mësimdhënësve dhe psikologëve shkollor lidhur me orientimin profesional të nxënësve.
Sollëm Program për orientim profesional për nxënësit nga klasat e teta dhe e nënta, që të rrisim gatishmërinë e tyre për arsimim të mëtejshëm të interesave të tyre të pikëve të ndryshme profesionesh. Përmes dialogut social Mëso me Mençuri, puno me profesinalizëm, i informojmë për mundësitë dhe përparësitë e arsimit profesional, nga aspekti i punësimit të shpejtë por edhe kalimin në arsimin e lartë, tha Shaqiri.
Ministri njoftoi se në arsimin e mesëm në kuadër të projektit JES rrjeti, me mbështetjen financiare të USAID-it, në 53 shkolla të mesme u themeluan qendra për karrier, me rreth 200 këshilltarë për karrierë, të cilët kanë kaluar trajnime speciale dhe janë aftësuar përmes përdorimit të teknikave të ndryshme për të ndihmuar nxënësinë të njohë kapacitetet, aftësitë dhe interesat e tij, me qëllim që të bëjë zgjedhjen e duhur në lidhje me zhvillimin e tij profesional.
Si kreator i politikave në arsim,Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozi Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili është në procedurë parlamentare dhe në kuadër të cilës këshillimi për karrierën e nxënësve bëhet obligim ligjor i shkollave të mesme. Këtë e bëmë me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, me të cilën çdo Universitet e ka për obligim të themeloj së paku një qendër për karrier, e cila mban evidencë të veçantë për studentët e mëparshëm, por edhe organizon panaire për karrier në çdo fakultet, gjegjësisht universitet, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Në fund të fjalimit të tij, Shaqiri potencoi se qëllimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë është që të ndërtojmë sistem arsimor cilësor i cili do ti mundësojë që çdo fëmije të realizojë plotësisht potencialin e tij, sepse siç theksoi Ministri, të ndërtojmë vendin si bashkësi të qytetarëve të shëndetshëm, të suksesshëm dhe të lumtur.