Ministria e Arsimit dhe Shkencës insiston që matura shtetërore të mbahet në datat e definuara në Kalendarin e organizimit të vitit shkollor 2022-2023 në shkollat ​​e mesme publike, gjegjësisht provimi i parë ekstern të mbahet më 27 maj dhe e dyta më 10 qershor.

Ju bëjmë thirrje udhëheqësisë së Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe anëtarëve të Këshillit shtetëror të maturës plotësisht të respektohen afatet e përcaktuara, në interes të maturantëve, arsimimi i mëtejshëm apo përfshirja e të cilëve në tregun e punës varet nga ky proces, si akt të formalizimit të arsimit të mesëm dhe marrjes së diplomës.

Shprehim mirëkuptimin e plotë dhe japim mbështetjen e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve për tejkalimin e sfidës me të cilën po përballen. E drejta e organizimit sindikal për realizimin e të drejtës është e pakontestueshme, por megjithatë nuk duhet të jetë në dëm të nxësve, të cilët duhet të konsultohen për çdo propozim të ri në lidhje me dhënien e maturës shtetërore.

Dialogu ndërmjet QSHP-së dhe Ministrisë së Financave duhet të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjejes përfundimtare, njëkohësisht e domosdoshme është që të vazhdojnë edhe proceset që janë në interes të maturantëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume