MASH -i dhe UNICEF-i do të punojnë së bashku për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të zvogëluar dhunën e bashkëmoshatarëve
Parandalimi i të gjitha formave të sjelljes së dhunshme, trajnimi për shërbime profesionale në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenia e nxënësve ishin pjesë e temave të diskutuara në takimin e sotëm të punës mes përfaqësuesve të MASH-it, UNICEF-it dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit me ekip të profesionistëve dhe ekspertë për shëndetin mendor.
Rezultati i takimit ku morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricija Di Xhovani, është marrëveshja e arritur për koordinim të përbashkët dhe shfrytëzimin e burimeve në dispozicion në formë
të doracakëve dhe kuadro të trajnuar në krijimin të aktiviteteve afatshkurtëra dhe afatmesme për të rikthyer besimin dhe ndjenjën e sigurisë në shkolla..
Shaqiri i njoftoi të pranishmit se MASH zbaton aktivitete për inkurajimin e bisedës së hapur dhe përfshirjen e sa më shumë palëve të interesuara të cilat do të kontribuojnë në krijimin e klimës pozitive në shkolla. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj UNICEF-it për partneritetin e deritanishëm dhe për mbështetjen që do të vijojë në periudhën e ardhshme, e veçanërisht për pjesëmarrjen në realizimin e trajnimeve për shërbime profesionale në të gjitha shkollat, për prindërit dhe nxënësit, të gjitha me qëllimin e vetëm. për t’i bërë nxënësit dhe punonjësit e shkollave të ndjehen të sigurt dhe të siguruar në institucionet arsimore..
Rreth 700 bashkëpunëtorë profesional – profesionistë të shëndetit mendor nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme – gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë trajnuar për Programin e ri për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në avancimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet dhe mjediset arsimore, shëndetësore dhe të kujdesit, dhe të njejtit janë pjesë e bashkësive për shkëmbim dhe mbështetje kolegjiale. Ky rrjet i bashkëpunëtorëve ekspertë, në fakt do të marrin rolin e udhëheqësit në nivel të shkolles në zbatimin e aktiviteteve për avancimin e kompetencave socio-emocionale dhe forcimin e qëndrueshmërisë psikologjike të nxënësve dhe të rriturve.