Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë përgatitur ndryshimet në Rregulloren për ndarjen, klasifikimin dhe zhvendosjen e personave të dënuar në Institucionet ndëshkimore-korrektuese.

Me këto ndryshime, parashihet që personi i dënuar nga gjinia femërore, që është dënuar me dënim burg deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin e burgut deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet në përputhje me rregulloren dhe rendin shtëpiak të ShNK “Idrizovë”.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, në një konferencë për shtyp tha se në periudhën e kaluar bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, e kanë shqyrtuar mundësinë në rregulloren e mëparshme për rregullim në ShNK “Idrizovë”, me të cilën ishte kryer një padrejtësi ndaj të dënuarava të gjinisë femërore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume