Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski për shkak se, siç thotë ai, po e fundos Maqedoninë.

“Dorëheqje e gjithë qeveria. Pranuar pozitë që nuk mund ta mbani. Nuk kishin guxim për debat për marrëveshjen për Korridorin 8 dhe 10-D, kini pak guxim dhe nënshkruani dorëheqjen tuaj”, u shpreh Mickoski.

Mickoski thotë se asnjë dorëheqje nuk do të thotë edhe ikje nga përgjegjësia që vijon.

“Do të mbani përgjegjësi për çdo denar dhe do t’u hetojë drejtësia deri sa ta ktheni derin e fundit”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume