Kryetari i BDI-së dega Zhelinë sot ka dhënë një lajm të mirë për fshatin Trebosh të Zhelinës. Ai ka siguruar 6 milionë denarë për ujësjellësin e këtij fshati e që është kërkuar që nga viti 2016 po nga BDI-ja.
“Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Zhelinës.
Me angazhim maksimal, bashkërisht me Sekretarin shtetëror ne Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Nebi Rexhepi, arritëm të sigurojmë mjete nga e njejta ministri për realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit në fsh.Trebosh, në vlerë prej 6 milion denarë.
Gjithashtu vlen të theksohet se dokumentacioni teknik i projektit , elaboratet e nevojshme dhe të gjitha procedurat tjera administrative për të marë leje për realizim, kanë kaluar që në kohën kur pushteti lokal udhëhiqej nga kuadër i BDI-së.
Përkushtimi i BDI-së si subjekt politik për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nuk do të ndalon, pamvarësisht se nuk udhëheqim me pushtetin lokal” ka shkruar Sulejmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume