Me datë 17.05.2023, gjatë rrugës për në Selcë të Tetovës, në zonën e Kabashit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria V.K.(36) dhe Sh.D.(31), të dy nga ky fshat, pasi në një automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës po transportonin dru zjarri pa dokumentacionin e nevojshme.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe do t’i dorëzohen Policisë Pyjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume