Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ 9.8 milionë qytetarë pritet të votojnë, shtatë kandidatë shqiptarë në garë

Zgjedhjet parlamentare po mbahen sot në Greqi, ndërsa 9.810.040 qytetarë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit.
Ministria e Brendshme greke deklaroi se procesi i votimit nisi me diasporën, ku 16827 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin shprehur dëshirën të votojnë, iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese.
Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të shpërndara në 35 shtete të ndryshme të botës, mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit.