– Krijimi i ekonomisë rrethore, nisur nga ndryshimi i perceptimit mendor të progresit ekonomik dhe vendosja e një përqasjeje krejt të re ndaj prodhimit, materialeve-repo, proceseve teknologjike inovative dhe menaxhimit të mbeturinave që e krijonim, e konsideroj një nga prioritetet më të mëdha në mjedis, thekësoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në prezantimin e saj në konferencën rajonale të CIVIL-it: “Vizione për një të ardhme të gjelbër: Partneritet për qarkullim”.

Ajo foli në seancën e parë me titull “Transformimi i ekonomisë në nivel lokal dhe kombëtar: strategjitë, sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkore” së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, i cili e theksoi më shumë tranzicionin e gjelbër në tërësi.

Ministrja Shukova theksoi se reduktimi efikas i mbeturinave që krijojmë është i mundur vetëm duke ndërtuar partneritete të forta me të gjitha palët e interesuara, duke filluar nga autoritetet kombëtare dhe lokale, menaxhuesit kolektivë të mbeturinave, komunitetit të biznesit, sektorit civil dhe natyrisht vetë qytetarët.

– Ne si Qeveri e njohim krijimin e panevojshëm të mbeturinave, si dhe kostot financiare, ekologjike dhe sociale të krijimit të mbeturinave të panevojshme dhe nevojën për menaxhimin e duhur të burimeve tona të kufizuara. Nga këtu ne fokusohemi në preventimin – parandalimin e krijimit të mbeturinave. Por një nga momentet më të rëndësishme është vendosja e sistemit të përzgjedhjes, ripërdorimit dhe riciklimit të mbeturianve, ndërkohë që ajo që do të përfundojë në deponitë do të jetë vetëm një pjesë e vogël që nuk do të ketë asnjë vlerë përdorimi. Vetëm kështu mund të përforcojmë ekonominë kombëtare, duke mbrojtur mjedisin në kuadrin lokal, kombëtar, rajonal dhe global – tha Shukova.

Sipas saj, sfida më e madhe, në nivel kombëtar dhe lokal, e cila do të shënojë periudhën që kemi përpara, është zbatimi i kredisë që shteti ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ngritjen e sistemit rajonal për menaxhimin e integruar të mbeturinave në të gjitha rajonet planifikuese në vend.

-Kredia është e destinuar për ndërtimin e infrastrukturës bazë, pra deponive rajonale, stacionet e transferimit, furnizimin e kontejnerëve dhe automjeteve, të cilat do të çojnë në ndërtimin konkret të infrastrukturës së nevojshme moderne dhe ngritjen përfundimtare të sistemit për menaxhimin e integruar rajonal të mbeturinave si opsioni i vetëm i zbatueshëm në nivel kombëtar dhe lokal – shtoi Shukova.

Konferenca ishte hibride, me prezencë fizike dhe përfshirje online, dhe u nda në katër sesione gjysmëorëshe, në të cilat morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, media dhe shoqëria civile nga vendi ynë dhe nga Ballkani Perëndimor.

Ngjarja është pjesë e nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkore të Ballkanit Perëndimor (22-26 maj 2023) nën moton “Partneritet për Qarkullim”.