Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën rajonale afër Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare kanë privuar nga liria shtetasin B.A.(23) nga Singeliqi, Shkup, pasi gjatë ekzaminimit në automjetin Mercedes Vito me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vetë ai, janë gjetur 23 emigrantë të paligjshëm, 17 emigrantë nga Pakistani dhe gjashtë nga Siria. Emigrantët janë vendosur në një qendër pritje-tranzite, ndërsa personi në fjalë është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padia përkatëse.