Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kane realizuar perplasjen e rradhes ne Bruksel ne kushtet kur Shkupi nuk ka realizuar ndryshimin e Kushtetutës, per te përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.
Sipas qeverise bullgare keto ndryshime kushtetuese janë thelbësore perndryshe mbi Shkupin to te vendoset serish vetoja.

Ndryshimet e kushtetutes maqedonase kerkohen ne kuader të Marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian .

Edhe ambasadori I BE-se ne Shkup David Geer theksoi se negociatat mund te hapen mund të vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës, por ndryshimet kushtetuese nuk jane votuar ne parlament pasi kundërshtohen nga opozita maqedonase. VMRO DPMNE .

Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me votat e 80 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë.

Ne keto kushte zv presidentja bullgare Iliana Iotova ka propozuar qe
Shqipëria te shkeputet nga Maqedonia e Veriut duhet të shkëputen në procesin e fillimin të negociatave të anëtarësimit me hapjen e kapitujve te pare ne fund te ketij viti. Kryeministri maqedonas Kovaçevski eshte kunderpergjigjur duke e akuzuar Bullgarinë se po flet me te njejtat standarte si Rusia me Ukrainën

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume