Ngritjen e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, nga ana e Bujar Osmanit- kryesues i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së, e ka komentuar njohësi i rrethanave politike, politikologu dhe publicisti Dashnim Hebibi.

Ai ka vlerësuar qëndrimin e shprehur të Osmanit, duke thënë se duhet të ngritet alarmi sa më shpejt që të jetë e mundur, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve autokton në Luginën e Preshevës.

“Prandaj, është për t’u përshëndetur pozita e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Beograd, i cili ngriti çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria aktuale e Serbisë po mundohet të luaj rolin e pasqyrës së berberit, kinse nga Bashkimi Evropian dhe me mendje nga Rusia, ajo ne heshtje diplomatike me një përgatitje të rrezikishme, po shlyen adresat e shqiptarëve, po i shtyp shqiptarët, po i ngulfat me mbylljen e kufijve që ishin dikur, atë me Maqedoninë në mes fshatit Miratoc e Llojan, e tjetra në fshatin Strezoc e Sopot”, tha publicisti Hebibi.

Hebibi është decid kur thotë se Serbia udhëheqë politikë me alfabet të Millosheviqit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume