Një shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë në Çair të Shkupit, derisa po punonte në një ndërtesë Nga MPB bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.

“Më datë 26.05.2023 në orën 22:45, është raportuar se në zonën e Çairit, në një pallat në ndërtim, gjatë kryerjes së detyrave të punës, N.P. (41) nga R. Shqipërisë ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspektori i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume