Vlime të reja në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut por edhe heshtje njëkohësisht .
Si çdo institucion tjetër që ka Statutin e vet edhe BFI e ka atë por ai është shkelur ,madje shumë rëndë dhe kjo ka të bëjë me shkarkimet e Rijasetit shkruan Tetovasot.
Në lidhje me këto shkarkime TS është munduar të kontaktojë me BFI duke biseduar me Agron Vojnikën ndërsa ky i fundit nuk dha asnjë përgjigje duke na dtejtuar te Abdulkerim Iseni.Por edhe ai për TS ishte i pakapshëm.
Në anën tjetër Bashkësia Fetare Islame e mohon pandërprerë puçin eventual në këtë institucion fetar, edhe përkundër faktit se në mënyrë të shpejtë vendosi shkarkimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se thirret mbledhja dhe nuk i kanë thirrur anëtarët tjerë të rijasetit përfshirë këtu
myftiun e Tetovës,Strugës,Kumanovës ,dekan dhe të shkarkuarit dhe kjo përbën shkelje të rëndë të Statutit të BFI-së përcjellë Tetovasot.
Madje një vendim i tillë i prerë në mes të natës ishte nga vetë kreu i këtij institucioni fetar Shaqir Fetahu .
Menjëherë më pas u bënë emërimet e reja. Drejtori i Agjencisë për Sistemin Hallall, Muhamer Veseli u zëvendësua me Driton Dikenën. Pozitën e Jusuf Zimerit në Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI, e mori Fejzullah Sadiku. As Ibrahim Idrizi nuk është më drejtor i Medresesë “Isa Beu”, vendin e të cilit e zuri Islam Islami. Akoma nuk janë caktuar zëvendësues të Mustafa Dautit – drejtor për komunikim me jashtë e as të Rexhep Ziberit, drejtor i Shoqatës “Ilmie”.