Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.

I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.

Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume