Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, këtë të enjte sërish ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Nga Moldavia, Borrell është shprehur se përgjegjësit e dhunës duhet që të vihen para drejtësisë dhe bëri thirrje për shmangien e çdo lloj përshkallëzimi.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume