Deputetë bullgar janë përplasur fizikisht në seancën e sotme plenare, kurse shkas kanë qenë dy rezoluta të propozuara, njëra nga partia ultranacionaliste “Rilindja” dhe tjetra nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, njofton KlanM.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Pas këtyre ngjarjeve seanca është ndërprerë.

Deputetë të partisë proruse “Rilindja” kolegët e tyre të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” I kanë quajtur tradhëtar dhe kanë kërkuar që kjo parti ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë.

Ngjarjes që kulminoi me rahje, sic percjell KlanM, I kanë paraprirë sulmet e vazhdueshme disaditëshe të partisë proruse ndaj partisë së ish-Kryeministrit Kiril Petkov, ku kanë kërkuar që të ndalohet veprimtaria e kësaj partie kurse liderët të burgosen.

Më 2 Prill në Bullgari u mbajtën zgjedhjet e pesta me radhë të parakohshme parlamentare në dy vitet e fundit. GERB fitoi zgjedhjet, por pa mbështetje të mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Kabineti I ri qeveritar, sic njofton KlanM, erdhi me propozimin e koalicionit “Vazhdojmë me ndryshime” dhe GERB. Kryeministri do të ndryshohet me rotacion cdo 9 muaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com