Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i vendit, foli sot me emrat e kriminelëve në veri, por sipas tij ky nuk ishte një mesazh i mirë për ta, pasi kjo tregoi se “s’guxojmë të marrim asnjë veprim”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Tahiri tha se në rrafshin ndërkombëtar, Kosova është na ballinë të gazetave më të mëdha të botës për eskalimin e situatës, teksa paralajmëroi situatë jo normale në kuvend.

“Si opozitë do të kemi angazhim të vazhdueshëm që të mos ketë normalitet në këtë kuvend përderisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai pyeti Kurtin se ku e merr guximin që politikën e jashtme të ShBA-së ta quaj naive.

“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës ta quaj naive politikën e jashtme të presidentit Biden. Është e papranueshme ta kesh Kosovën në ballina të mediave kryesore për dëmtim të raporteve me ShBA-në”.

“Zgjidhjen për këtë kaos duhet gjetur vetëm me koordinimin e ShBA-së. Pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur në bashkëpunim me aleatët tonë më të fuqishëm”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com