Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet që të merren hapa të menjëhershëm de-përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se gjatë kësaj jave për situatën në veri kishte raportuar tek ambasadorët e NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin”, ka thënë Lajçak.

Ndër tjera, Lajçak ka shtuar se ka marrë pjesë në Forumit e Prespës në Maqedoninë e Veriut, për të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti situatën në veri të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume