Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Krujë. Sipas policisë rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të dy vëllezërve ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe katër vëllezërve të tjerë, të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar dy pronarët e dyqanit të luleve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume