Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Ađančić, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

Siç njofton Kryeministria, kryetari Atiq e njoftoi kryeministrin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm”, thuhet në fund.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com