E rrahu bashkëshorten dhe përdori thikë, arrestohet 40-vjeçari nga fshati Krushopek
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Krushopek të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 40-vjeçar nga ky fshat, pasi i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij dhe ka përdorur thikë.
“Më datë 25.06.2023 në ora 20:20 në fshatin Krushopek të Shkupit, policët kanë arrestuar B.M.(40) pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 29-vjeçare, gjithashtu ka përdorur mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së