Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka sqaruar se ende nuk ka datë të caktuar për seancën e Qeverisë në të cilën do të vihen në rend dite ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski shprehu besimin se edhe VMRO-DPMNE-ja do të bashkohet në marrjen e vendimit për ndryshimet kushtetuese gjatë periudhës së ardhshme.

“Nuk ka një datë të caktuar, u shpreh i prerë”, Kovaçevski.

Ai theksoi gjithashtu se nga dje e deri më sot nuk ka asgjë të re sa i përket bisedimeve të mundshme me opozitën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume