Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është vetëm një kusht paraprak për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE dhe me këtë nuk shterren kushtet që duhet ti plotësoj ky vend.

Këtë e ka theksuar presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev përmes një letre drejtuar liderëve dhe institucioneve evropiane, përmes së cilës apelon që pranimi i vendit në BE të bëhet në bazë të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, e jo në bazë të politikave lobuese.

Radev thekson se gjithmonë e ka shprehur dhe mbrojtur qëndrimin parimor të Bullgarisë për mbështetjen e vazhdueshme të integrimeve evropiane të Maqedonisë.

“Në të njëjtën kohë, shteti bullgar gjithmonë ka theksuar parimet kryesore mbi të cilat bazohet procesi i zgjerimit të BE-së, ato të meritave të veta dhe përmbushjes së kritereve të anëtarësimit përmes reformave gjithëpërfshirëse socio-politike. Prandaj, duke pasur parasysh barrën komplekse historike të rajonit tonë, në këtë proces ka një fokus të veçantë në çështjen e respektimit të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në letër.

Sipas tij, në dy protokollet e nënshkruara deri më tani, janë vendosur angazhime të rëndësishme specifike, si refuzimi i Maqedonisë së Veriut për të përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë, ndryshimi i përmbajtjes së teksteve shkollore në sistemin e arsimit të përgjithshëm, përfundimi i diskriminimit ndaj qytetarëve që identifikohen si bullgarë, duke deklasifikuar arkivat e shërbimeve sekrete jugosllave në lidhje me masakrat kundër popullatës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

“Fatkeqësisht, deri më tani nuk është bërë asgjë nga Shkupi për këto çështje”, kujton kushtet Radev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume