Gjatë fjalës së ish-Presidentit të SHBA-së, në sheshin para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ndjekë në një mënyrë të pazakontë.

Rama, nuk u ul si zakonisht në karrige përballë foltores. Ai vendosi ta ndiqte fjalën e Clinton i ulur në shkallët e Kryeministrisë.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ish-Presidenti Clinton viziton Shqipërinë.