Analisti Andi Bushati deklaroi sot se vizita e Bill Clinton në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati në “Euronews”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume