Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se në rrugën Strumiçka në Shkup është djegur një automjet, që është vetura private e zëvendëskryeministrit Artan Grubit por jo në emër të tij.

“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume