“Shpreh keqardhje për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubit” kështu është shprehur në reagimin e tij ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shkruan Tetovasot.

Ai tha se të gjithë bashkë, si shoqëri duhet ta dënojmë këtë veprim të papranueshëm që dëmton imazhin e vendit dhe krijon pasiguri edhe për qytetarët tanë.

“Ne do të qëndrojmë të bashkuar, fuqishëm përballë çdo sfide që na pret” deklaroi kreu i Ekonomisë .

Bekteshi tha se shpresoj që organet kompetente ta hetojnë këtë rast dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e këtij veprimi.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume