1,500 metra është kolona e veturave për të hyrë në Kosovë në pikëkalimin tek Dheu i Bardhë.

Qytetarët janë duke pritur aktualisht deri në dy orë e gjysmë për të kaluar përmes kësaj pike, transmeton KlanKosova.tv

Në Merdarë pritjet janë një orë e 20 minuta, derisa në Mutivodë dhe Muçibabë nga gjysmë ore.

Në pikëkalimet tjera kufitare pritja për të hyrë është 3-5 minuta, gjithashtu edhe për të dalë, përveç Dheut të Bardhë që është 10 minuta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume