Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes mediave sociale kumtoi se ka realizuar takim pune me Grupin e deputetëve të partisë dhe Koalicionit.

Ai shkroi se i japin mbështetje qëndrimit se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar.

“Takim pune me grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. Mbështetje për qëndrimin se Ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë. Fuqishëm dhe me vendosmëri në anën e popullit dhe interesat e Maqedonisë!”, shkroi Mickoski.

Nesër në orën 10 pritet në Komisionin kuvendor për ndryshime kushtetuese të fillojë debati për Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume