Kryetari i degës së Çairit në Lëvizjen Besa, Valon Bela në profilin e tij në FB ka shpërndarë postimin e Arjanit Hoxhës duke lënë kështu të kuptohet se edhe ai po ndjek Arjanit Hoxhën me venimin që ka mas pasi të njejtin veprim e pati bërë edhe deputeti Bastri Bajrami.

Ndryshe Bela disa ditë me radhë ka publikuar postimi me akuza duke mos specifikuar se kujt ia drejton të njejtat, ndërsa në takimin e kryetarit të Lëvizjes Besa me kryetarët e degëve Bela nuk kishte marë pjesë duke vërtetuar për opinionin pakënaqësitë e tij me vendimin e partisë për të bashkëpunuar me Izet Mexhitin.

Portali ynë është munduar disa ditë të kontaktoj me Valon Belën por i njejti nuk është përgjigjur dhe nuk ka komnetuar.

Ndryshe Valon Bela njihet si njeriu që ka qenë kundërshtari më i madh i politikave të Izet Mexhitit edhe kur vet Bela ishte pjesë e BDI-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume