Ministri Oliver Spasovski në seancën e sotme për pyetje të deputetëve në Kuvend, i pyetur nëse dhe si reagon policia ndaj situatës në Sllupçan me bllokadat e banorëve të ekipeve të EVN-së dhe nëse ka sovranitet mbi tërë territorin, theksoi se policia e Maqedonisë po vepron dhe do të veprojë gjithmonë në të gjithë territorin edhe pas këtij rastit.

“Vendosja e tezave të tilla kontribuon shumë më tepër në humbjen e Maqedonisë. Sa i përket situatës në Sllupçan, mendoj se kjo situatë është e papranueshme dhe në atë pjesë policia ka vepruar disa herë, së bashku dhe në bisedë me të gjitha institucionet dhe pushtetin lokal.

Dhe mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë policia. Gjithsesi, gjithmonë për kur ka arsye dhe në bazë të vlerësimeve të bëra nga policia. Policia vepron kur plotësohen kompetencat ligjore për veprimin e saj. Para së gjithash, në funksionimin e policisë duhet pasur parasysh funksionimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të qytetarëve”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri Spasovski shpjegoi se në territorin e komunës së Likovës ka disa stacione policore dhe bashkëpunimi me qytetarët është në nivel të lartë, si në komunat tjera në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume