Sot pas faljes së xhumasë në varrezat e qytetit në Tetovë, në prezencë të qindra qytetarëve dhe bashkëfshatarëve nga fshati Shipkovicë me nderime të larta qytetare dhe fetare ju dha lamtumira e fundit Prof. Kadir Shabanit.

Me një homazh prekës për të kaluarën dhe kontributin në lëminë e arsimit dhe ngritjes së fillimeve të Universtetit të Tetovës për të ndjerin prof Kadir Shabanin foli akademik Prof. Dr Abdulla Mehmeti kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, iniciatore e themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume