Tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë “Ujqërit” sot vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin, i cili u zhduk pasditen e 29 korrikut të këtij viti në ujërat e liqenit artificial Gllaznjë në rajonin e Likovës.

Siç informon Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), kushtet e kërkimit janë shumë të vështira, thellësia e ujit është më shumë se 20 metra, vetëm pak metra larg bregut, përcjell INA.

Sipas QMK, dukshmëria është gjithashtu e dobët, veçanërisht në thellësi më të madhe. Ata theksojnë se po vijojnë kërkimet në bregun e liqenit, ndërsa punonjësit policor nga SPB Kumanovë po bëjnë sigurimin e vendit të aksidentit.

29 vjeçari që u zhduk në ujrat e liqenit është Fazli Ramadani nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës, bëri të ditur kreu i kësaj komune, Erkan Arifi.

“Humbjet e tilla gjithmonë ndikojnë rëndë mbi të gjithë ne, prandaj më lejoni ti shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të Fazli Ramadanit nga f.Nikushtak, i cili tragjikishtë në moshën 29 vjeçare humbi jetë në ujrat e pendës së Gllazhnjës. I lutemi Zotit ta pranoj në mëshirën e tij, e neve nuk na mbetet asgjë tjetër përveç durimit”, thuhet në telegramin ngushëllues të Arifit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume