Mbrëmë rreth orës 22:45 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Kroaci.

Sipas njoftimit të policisë kroate, tre persona kanë mbetur të vdekur, teksa dy të tjerë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Rasti sipas mediave kroate ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut, transmeton Klankosova.tv.

Siç mësohet jozyrtarisht, njëra veturë ishte me targa të huaja, ndërsa tjetra kroate. Dy të huaj dhe një shtetas kroat janë në mesin e të vdekurve.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe disa ambulanca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume