Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se është gënjeshtër qëndrimi i Rusisë e cila është duke u përpjekur lë fajin tek sanksionet e ShBA-së për krizën e sigurisë ushqimore në botë.

“Sanksionet e SHBA-së në përgjigje të luftës së zgjedhur të Rusisë nuk kanë pasë synim produktet bujqësore dhe plehrat ruse”.

“Në të kundërt, vetë Qeveria e Federatës Ruse ka vendosur ndalime për eksportet e grurit dhe plehrave”, thuhet në njoftimin e ambasadës./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume