Pas paralajmërimit për mot të keq me shi e bubullima, sot në mëngjes komuna e Shuto Orizares ka nisur aksion për pastrimin e shahteve.

Ekipet e komunës nga mëngjesi janë në terren, do të pastrojnë të gjithë rrjetin e kanalizimit në gjithë pjesën e Shuto Orizares.

Në rast të shfaqjes së motit të keq, lusim banorët të mbeten në shtëpitë e tyre.

Ekipet do jenë në teren në kohën e duhur për të marrë të gjithë kujdesin për të rrezikuarit, theksojnë nga komuna.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume