Shuhen dilemat, edhe Blerim Bexheti do t’i qëndrojë në krah liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pasi ky i fundit ditë më parë u pa bashkë me edhe me Nevzat Bejtën, transmeton TV21.

Ajo çfarë i ka bashkuar Ahmetin me Bexhetin, ishte familja e Bari Demirit në Bukoviq të Komunës së Sarajit.

Në qendër të bisedës, ka qenë diaspora e cila në këtë periudhë të vitit kalon pushimet në vend.

Kujtojmë që Blerim Bexheti dhe Nebzat Bejta ishin pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, të cilët tani formuan parti të re politike.